Vdes një person në Gjilan, iu përkeqësua gjendja derisa ishte duke e prerë një kafshë

Një person ka vdekur dje në Gjilan.

Policia njofton se atij i ishte përkeqësuar gjendja derisa ishte duke e prerë një kafshë e më pas ishte dërguar në Qendrën Emergjente, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“HETIM I VDEKJES-Gjilan, 03.02.2024, 10:30. Viktima mashkull kosovar deri sa  ishte duke prerë një kafshë iu kishte keqësuar gjendja e tij shëndetësore dhe i njëjti ishte dërguar në qendrën Emergjente, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”