Vdes një person në Klinë, u alivanos teksa luante futboll

Një mashkull në Klinë ka humbur jetën teksa ishte duke luajtur futboll mbrëmë në fshatin Gllarevë të Klinës.

Policia ka njoftuar se tashmë viktima fillimisht ishte alivanosur dhe rrëzuar në fushë teksa mjeku në QKMF ka konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore. Me urdhrin e prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.