Vdes një person në Lipjan, pasi sulmoi me automjet kalimtarët
Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, ku një person i cili dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar me automjet dhe kalimtarët.
I njëjti më pas ka ndërruar jetë.
“Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë,” tha Borovci.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante hetimore si dhe Prokurori për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar inicimin e një hetimi penal.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Borovci.
Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

