Vdes një person në Pejë
Një person në Pejë ka vdekur mëngjesin e së mërkurës, ndërkohë që rasti po hetohet nga policia.
Vdekjen e ka konstatuar mjeku, ndërkaq me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Pejë 29.09.2021 – 08:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës ka konstatuar mjeku. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante. Me urdhër të prokurorit, viktima dërgohet ne IML për obduksion”, ka bërë të ditur policia.

