Vdes një person nga Gjilani, i cili ishte përcjellë në gjendje të rëndë në QKUK
Një person nga Gjilani, i cili ishte përcjellë nga spitali i këtushëm në QKUK, në gjendje të rëndë, ka vdekur, ka njoftuar Policia e Kosovës, e cila rastin e ka cilësuar si vdekje e dyshimtë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, thuhet në raportin e policisë.
“Nga spitali rajonal Gjilan është raportuar se viktima mashkull kosovar për shkak të gjendjes së rëndë është transferuar në QKUK-së. Më datë 27.05.2020 rreth orës 08:00 nga QKUK-ja jemi informuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./mediafokus.info

