Vdes një person pasi u godit nga treni
Sot rreth orës 06:00, policia është informuar se në rrugën “Ilir Merturi” nё Klinë ka ndodhur një incident mes një këmbësori dhe trenit tё udhëtareve.
Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, fillimisht ёshtё dyshuar për aksident trafiku, mirëpo pas ekzaminimeve është kuptuar se kemi tё bëjmë me incident.
Në konsultim me Prokurorin e shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet si ‘hetim i vdekjes’.

