Vdes një vajzë 2-vjeçare, rasti po hetohet

Një fëmijë i moshës 2-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Shtëpinë e Shëndetit në Skënderaj. Rasti po hetohet si ‘vdekje e dyshimtë’.

Skenderaj 01.12.2020 – 13:18. Raportohet se  një  fëmijë  i moshës 2 vjeçare i gjinisë femërore është  sjellë  pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për  obduksion në  Institutin e mjekësisë  Ligjore. Rasti nën hetime, thuhet në raportin e policisë.