Vdes njëra nga femrat e lënduara në aksident
Njëra nga dy femrat e lënduara në aksidentin e djeshëm në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ka ndërruar jetë, shkruan Mediafokus.info
Autostrada Dr. Ibrahim Rugova, KM-35 08.01.2021 – 10:00. Raportohet se ka ndodhur vet-aksident trafiku, ku si pasojë janë lënduar dy meshkuj dhe dy femra kosovare. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit, ndërsa njëra nga të lënduarat ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML, për obduksion. Njësia përkatëse është duke hetuar rastin, thuhet në raportin e policisë.

