Vdes njëri nga 7 të lënduarit në aksidentin e Kishnicës
Mbrëmë rreth orës 19:00 kishte ndodhur një aksident ku u përfshinë shtatë persona dhe sot njëri nga të lënduarit ka vdekur në QKUK, shkruan Gazeta Metro.
Trupi i pajetë i saj është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Kujtomë që aksidenti ndodhi në rrugën Prishtinë-Gjilan, konkretisht në fshatin Kishnicë. Lajmin e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës dje.
“Dje rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë Gjilan, saktësisht në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut’’, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

