Vdes pacienti që u hodh nga klinika e QKUK-së
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton për vdekjen e pacientit i cili u hodh nga dritarja e klinikës mëngjesin e sotëm.
Për shkak të plagëve të marra pacienti nuk ka arritur të mbijetojë.
Njoftimi i plotë i SHSKUK-së:
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se nga ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, është njoftuar se sot në orët e mëngjesit, një pacient është hedhur nga dritarja e klinikës.
Menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e ndihmës mjekësore, por përkundër masave reanimatore dhe ndihmës së vazhdueshme nga stafi i Klinikës Emergjente me mjekë konsultantë nga klinikat e tjera, për shkak të plagëve, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë.
Për rastin janë informuar organet policore dhe ato të hetuesisë, të cilat po merren me të.

