Vdes papritur 42-vjeçarja në piceri në Prishtinë, mjekët nuk arrijnë ta shpëtojnë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, ku një grua ka humbur jetën papritur brenda një picerie.
Viktima është identifikuar si Filloreta Sabri Çitaku rreth 42-vjeçare, e cila gjatë qëndrimit në lokal ka përjetuar përkeqësim të gjendjes shëndetësore.
Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar edhe bashkëshorti i Filloretës, Valdet Berisha.
“Me dhimbje dhe pikellim te thelle ju njoftojme se papritur ka nderruar jete bashkeshortja ime, Filloreta Çitaku.
Për detajet e varrimit do te ju njoftojmë me kohe!”, ka shkruar ai.
Stafi i lokalit ka njoftuar menjëherë Emergjencën, siç raporton Sinjali, ku ekipi mjekësor ka ndërhyrë për t’i ofruar ndihmën e parë, por pavarësisht përpjekjeve, gruaja ka ndërruar jetë pak pas mbërritjes në QKUK.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, me qëllim që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.
Autoritetet kanë konfirmuar se hetimet janë në zhvillim për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur qytetarët në zemër të kryeqytetit.

