Vdes pas 8 muajve personi i cili ishte sulmuar te liqeni në Gjilan

Një burrë ka vdekur të premten në QKUK, ku ndodhej në trajtim që nga gushti i vitit të kaluar, kur ishte sulmuar nga dy të dyshuar, raporton Klankosova.

Sipas Policisë viktima ishte lënduar rëndë në fshatin Përlëpnicë të Gjilanit, në afërsi të liqenit.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin policor.