Vdes personi që u plagos në Klinë

Ka vdekur personi që u plagos sot rreth orës 16:40 në një lokal në Klinë, mëson Express nga burime brenda spitalit.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi tha për Express se lidhur me këtë rast prokurori i Krimeve të Rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

Personi i dyshuar ndodhet në arrati.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”.

“Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, tha Gashi për Gazetën Express.