Vdes piktori me nam botëror Omer Kaleshi
Ka ndëruar jetë Omer Kaleshi (1932-2022), njëri ndër artistët më të mëdhenj të hapësirës kombëtare dhe më gjërë, me origjinë nga Kërçova, anëtar i ASHA të Maqedonisë ë Veriut.
Pas shumë udhëtimesh, pikturimesh dhe ekspozimesh në Stamboll, Romë, Vjenë, Mynih, Londër, Selanik, Beograd, Hagë, në vitin 1956 vendoset përfundimisht në Paris ku vazhdoi të krijojë, ekspozojë dhe të jetë vazhdimisht i kërkuar për tablotë e tij.
Poeti Ag Apolloni ka rikujtuar një takim dhe bisedë me Omer Kaleshin.
“Babai, që ishte hoxhë, më thoshte: mos pikturo koka, pikturo natyrën! Unë i përgjigjesha: edhe Zoti ka qenë artist, madje skulptori i parë, sepse e ka bërë njeriun prej balte. Ai ma kthente: Zoti i ka bërë, por u ka dhënë edhe shpirt, kurse ti nuk mundesh. Pra, kështu më qortonte, por pastaj më linte të lirë, me kusht që pasi të pikturoja, domethënë pasi të bëja mëkatin, të falesha.”

