Vdes producenti i njohur kosovar
Ka vdekur sot Fisnik Vejsa, producent nga Gjakova dhe drejtor i “Gurmania Production Sh.P.K”.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë miku i tij, Luan Hasanaj, në Facebook.
Me trishtim, Hasanaj është shprehur për vdekjen e mikut të tij.
“Lamtumirë Fisnik Vejsa, pse bre burrë, herët bre”, ka shkruar ai.
Vejsa ishte producent i serialit “O Sa Mirë”, një prej prodhimeve televizive më të dashura për kosovarët.

