Vdes punëtori, 8 ditë pas lëndimit

30-vjeçari Leutrim Dauti ka vdekur sot nga plagët e marra pas rrëzimit në vendin e tij të punës në Ferizaj, tetë ditë më parë, më saktësisht më 16 mars.

Sipas dëshmitarëve gjithçka ishte aksidentale.

Njësoi veproi edhe kompania “Bardhi”, ku kishte punuar 30-vjeçari. Këta nuk dhanë asnjë sqarim se si kishte ndodhur rrëzimi i këtij punëtori dhe nëse ai ka qenë i pajisur me mjete mbrojtëse.