Vdes senatori Bob Dol, miku i madh i Kosovës

Ka ndërruar jetënë SHBA senatori Bob Dole, një mik e përkrahës i madh i Kosovës dhe i shqiptarëve.

‘Me dhimbje pranova lajmin se miku ynë i çmuar, Senatori Bob Dole ka ndërruar jetë.

Në ditët tona më të rënda si komb, Senatori Dole ishte zëri ynë në SHBA.

Liria dhe pavarësia e Kosovës janë ngushtë të lidhura me kontributin e Senatorit Dole.

Pusho në paqe Senator. Kemi me të kujtu përjetë, ka shkruar Vlora Çitaku, ish-ambasadore e Kosovës.

Bob Dole, miku i madh i Kosovës, ka vdekur sot në mëngjes në moshën 98-vjeçare, gjatë kohës sa ishte në gjumë.

Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur. Për kontributin e tij, një bust i tij qëndron në kryeqytetin e Kosovës.

Ambasadori i Kosovës në Washington, Ilir Dugolli është shprehur i pikëlluar me lajmin për vdekjen e Senatorit Dole. Ai tha se Kosova i bashkohet SHBA-së në zinë për humbjen e një prej zyrtarëve më të shquar dhe mikut të vjetër.