Vdes shoferi që u vetaksidentua para një jave në Prishtinë

Shoferi që u vetaksidentua më 27 qershor në Prishtinë, ka vdekur në QKUK, njofton policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Prishtinë 27.06.2021 – 14:04. Lidhur me rastin, nga QKUK është njoftuar se viktima mashkull Kosovar që ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. (foto arkiv)