Vdes specialisti i QKUK-së

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë dr. Ilir Iljazi – specialist i otorinolaringologjisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët e Klinikës së Otorinolaringologjisë dhe gjithë komunitetin e mjekëve, transmeton Sinjali.

“Dr. Iliri për shumë vjet punoi në Klinikën e ORL-së, duke dhënë kontribut të madh në ofrimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët”.

Kujtimi për të do të jetë i përhershëm, duke shërbyer si shembull për gjenerata të tëra”, thuhet në një postim të ShSKUK-së.