Vdes tragjikisht në Slloveni një i ri nga Kosova

Një i ri nga Kosova ka vdekur tragjikisht në Slloveni. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin nga Klina, Azdrim Krasniqi.

Sipas mediave lokale, dyshohet se i riu është mbytur në një liqen në Slloveni.

“Në moshën 26 vjeçare ka ndërruar jetë Azdrim Krasniqi nga fshati Përqevë e Klinës. Klina.info mëson se i ndjeri është mbytur dje në një liqen në Slloveni”, shkruajn mediat lokale./Insajderi.org/