Vdes tragjikisht profesori universitar Zeqiria Shaqiri

Është ndarë tragjikisht nga jeta në aksident komunikacioni profesori universitar, Zeqiria Shaqiri.

Lajmin plot dhimbje e ka ndarë ish-kolegu i tij nga Gjilani, prof. dr. Sabri Tahiri.

“Profesor Zeqa ishte një pedagog i respektuar, një punëtor i palodhur arsimor, i afërt dhe i dashur për studentë. Vdekja e tij e hershme, është një humbje e pakonpensueshme për arsimin shqiptar”, ka shkruar veç tjerash Tahiri.

Postimi i plotë i Sabri Tahirit:

Një lajm tepër i hidhur, ikja nga jeta e në një aksident tragjik e kolegut, shokut dhe mikut e bashkëpuntorit tim shumëvjeçar në Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Hasan Prishtina”, prof. dr. Zeqiria Shaqiri.

Profesor Zeqa ishte një pedagog i respektuar, një puntor i palodhur arsimor, i afërt dhe i dashur për studentë.

Vdekja e tij e hershme, është një humbje e pakonpensueshme për arsimin shqiptar.

Kolegun   Zeqë do ta kujtojmë përherë me mantilin e tij të bardh pune në laborator të fizikës, që pasqyron dhe shpirtin e tij të bardh.

Me këtë rast, u shpreh ngushllimet më të sinqerta, familjes Shqiri nga Prishtina dhe nga Fshati i Ri, kolegëve dhe miqve!

Shpirti i bardh fisnik i profesor Zeqës u preht në paqen e amshuar!

Lamtumir miku im Zeqë!