Vdesin dy pacientë në Spitalin e Gjilanit, ishin të infektuar me COVID-19
Dy pacientë nga Gjilani që po trajtoheshin në Spitalin e Përgjithshëm e kanë humbur betejën me COVID-19, raporton Mediafokus.info.
Lajmi u bë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në raportin 24 orësh.
Gjatë 24 orëve të fundit, IKSHPK njoftoi se kanë ndërruar jetë tetë persona.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (74, 60 vjeç), Prishtinë 2 raste (89, 76 vjeç), Kaçanik 1 rast (76 vjeç), Podujevë 1 rast (70 vjeç), Rahovec 1 rast (62 vjeç), Skenderaj 1 rast (64 vjeç)”, thuhet në njoftim./Mediafokus.info/

