Vdesin dy punëtorë të një kompanie, vetura lokalizohet përmes GPS-it

Dy persona vdiqën në një aksident rrugor, kur një automjet ‘Nisan’ përfundoi i përmbysur në një kanal vaditës. Policia bëri me dije se viktimat janë Shkëlqim Beqaj, 54-vjeç dhe Elior Lagjaj, 36-vjeç.

Dy viktimat punonin pranë një kompanie sigurie në zonë. Dyshohet që drejtuesi i automjetit, 54-vjeçari, Beqaj ka pësuar atak kardiak dhe për pasojë automjeti ka përfunduar jashtë rruge, në një kanal vaditës.

Kompania ku punonin tani të ndjerit, nëpërmjet lokalizuesit GPS, kishte vërejtur se makina nuk po lëvizte për disa kohë. Ata shkuan në vendngjarje dhe gjetën makinën e përmbysur në kanalin vaditës. (foto arkiv)