Vdesin dy të aksidentuar në rrugët e Kosovës

Dy persona të aksidentuar në rrugët e Kosovës kanë ndërruar jetë, njofton policia në raportin 24 orësh.

Fsh. Llozicë, Malishevë 05.06.2022 – 18:45. Me 05.07.2022 lidhur me rastin është raportuar se viktima mashkull  kosovar i cili ishte i lënduar në aksident, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rr. Pasko Vasa, Gjakovë 30.06.2022 – 12:05. Me 05.07.2022 lidhur me rastin është raportuar se viktima mashkull  kosovar i cili ishte i lënduar në aksident, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.