Vdesin edhe 4 persona nga coronavirusi në Kosovë, shkon mbi 100 numri i viktimave
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike te Kosoves ka bërë të ditur se 4 persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit me coronavirus, raporton Mediafokus.info.
Katër rastet e fundit të vdekjeve e cojnë në 101 numrin e viktimave nga coronavirusi.
Ndërkohë, në njoftimin e IKSHP, bëhet e ditur se janë 203 raste të reja pozitive, ku prinë Prishtina me 75 të infektuar, e pasuar nga Gjilanit me 28 raste./Mediafokus.info/

