Vdiq Nexhmije Pagarusha, bilbili dhe baresha shqiptare

Ka ndërruar jetë baresha dhe bilbili i muzikës shqipatre, Nexhmije Pagarusha, e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera.

Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film, ashtu edhe në teatër.

Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu atje kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë.

Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota” me rastin e një turneu.

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Betovenit, Puçinit, Verdit, etj.

Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji, por fatkeqësisht nuk është regjistruar, sikurse as të gjitha koncertet dhe repertori i këngëve të saj.

Llogartitet se Nexhmija ka interpretuar mbi 150 këngë.

Nexhmije Pagarusha ikona e muzikës shqipe, ishte e njohur si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit. /KultPlus.com/Mediafokus