Veç edhe 12 kuti të panumëruara, kjo është përqindja e partive drejt rezultatit final
Procesi i numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare të Kosovës po shkon drejt përmbylljes, me 2,793 nga 2,805 kuti të numëruara, që përbën 99.57% të totalit.
Me vetëm 12 kuti të mbetura pa u numëruar, rezultati zgjedhor konsiderohet tashmë i konsoliduar dhe pa hapësirë reale për ndryshime të rëndësishme në ndarjen e forcave politike.
Rezultatet aktuale sipas KQZ-së:
Lëvizja Vetëvendosje – 50.76%
PDK – 20.38%
LDK – 13.28%
AAK – 5.52%
Lista Serbe – 4.56%
NISMA – 1.61%
Sipas këtyre shifrave, konfigurimi i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës tashmë është i qartë, ndërsa çdo ndryshim eventual nga kutitë e mbetura pritet të jetë vetëm simbolik.
KQZ ka bërë të ditur se pas përfundimit të numërimit të plotë do të publikohet rezultati zyrtar./Gazeta Infokus


