“Veç rri ti”- Sala Jashari reagon pas gjuhës së Avni Deharit ndaj saj në seancë
Jashari me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka shprehur keqardhje për këtë përgjigje të Deharit, shkruan Insajderi.
“Veç rri”. Më vjen keq që karshi kërkesës për disa minuta konsultë, në kuvend merr një përgjigjje të tillë”, ka shkruar Jashari.
Deputetja dhe sekretarja e përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku ka akuzuar kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari për mohim të kërkesë së PDK-së për 10 minuta konsultë lidhur me votimin e Dimal Bashës për kryetar kuvendi.
Çitaku e ka kritikuar Deharin për përdorimin e gjuhës së papranueshme ndaj deputetes Sala Jashari.
“Kryesuesi i Kuvendit, ashtu siç ka vepruar tash e gati pesë muaj, edhe sot udhëhoqi me arbitraritet – duke na e mohuar kërkesën krejtësisht legjitime për një konsultim 10-minutësh, para votimit për deputetin Dimal Basha – i cili edhe vetë dukej i befasuar nga ky propozim. Si pasojë, ne nuk votuam kundër, por abstenuam. Në këtë video vërtetohet qartë, jo vetëm se Kryesuesi e ka dëgjuar dhe parë kërkesën tonë, por dëgjohet edhe gjuha e papranueshme që ai përdori ndaj deputetes më të re të Kuvendit, Sala Jashari, e cila insistonte për pauzën 10-minutëshe: “Veç rri ti, veç rri. Edhe unë po i dëgjoj, sikur ti që i dëgjon”, ka shkruar ajo.

