Veç shqiptarët e financojnë armikun e vet

Askush si shqiptarët nuk e financon armikun e vet. ‘Mjetet e luftës që i posedon Serbia, janë donacion i shqiptarëve, përmes plazmave, ‘medeno srce’, shtrudleve të tjera’, ka thënë Genc Prelvukaj, këngëtar e producent.

Reagimi i tij i plotë:

Këto mjete të rrezikshme e të avancuara luftarake janë donacion i shqiptarëve për serbët. Ne jemi zemërgjerë. Mbi njëzet vite kemi blerë çdo produkt të tyre, ua kemi ushqyer ekonominë dhe me këtë rast pasuruar ushtrinë. Në ato gryka topash, tanksesh e armë zjarri helikopterësh i kemi plazmat, strudlet e medeno srcet që për marrëzinë tonë nuk i zëvendësuam kurrë.