Vedat Bajrami ka prezantuar skeçin e ri ‘Komandant Gipa’
Pasi bëri bujë me skeçin “T’fala nga Haga”, ku pati reagime nga familjarët e ish-krerëve të UÇK-së, aktori i humorit Vedat Bajrami ka sjellë një tjetër video.
Në videon e re humoristike, ai vjen në rolin e ‘Komandant Gipës’, duke ironizuar me Policinë e Kosovës, kinse ndodhet në veri të vendit.
Ironia e tij fokusohet në mënyrën se si trajtohen policët e Kosovës, shkruan Telegrafi.
Sigurisht që pjesë e skeçit janë edhe ironia me shujtat, të cilat kanë qenë një temë debati javë më parë në mediat vendore.
Humoristi Bajrami ka qenë shumë herë i përfolur për skeçet e tij humoristike.

