Vedat Gashi – kandidat për ta zënë vendin e Eliot Engel në Kongresin Amerikan

Vedat Gashi është shqiptari që kandidon në qarkun 16 të New York-ut, për ta zënë vendin e Eliot Engel në Kongresin Amerikan, shkruan malesia.org

Nesër (e shtune) më 26 mars, në ora 19:00, Gashi do të jetë i pranishëm në Kishën “Zoja Pajtore” në Southfield- Michigan në takim me komunitetin shqiptar ku dhe do të prezantojë platformën e tij.

Vedat Gashi regjistroi zyrtarisht kandidaturën e tij për Kongresin Amerikan për zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate në 23 qershor.

Ai është i lindur në Kosovë dhe është vendosur me familjen në SHBA kur ishte vetëm 4 vjeç, në 1982.