“Vegla të pushtetit”: Deliu-Kodra ia publikon Kurtit videon ku sulmonte Policinë

Deputetja e PDK-së, Blerat Deliu-Kodra, ia ka publikuar një video të kaluar kryeministrit, Albin Kurti ku sulmonte Policinë e Kosovës.

Kjo deklaratë vjen pasi Kurti sot tha se po fushata kundër policisë është e dëmshme pas rastit të vdekjes së 27 vjeçarit në Lipjan.

Deliu ka kujtuar fjalët e Kurtit ku sulmonte policinë.

Shkrimi i saj:

E di që shumica dërrmuese e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë gra dhe burra të ndershëm, që i shërbejnë ligjit dhe qytetarëve me përkushtim. Dhe për hirë të tyre, ky institucion meriton vlerësim, njësoj në opozitë dhe njësoj në pushtet.

Albin Kurti paska thënë sot se: “Fushata kundër Policisë është e dëmshme.” Por kjo vlen vetëm sot, sepse dikur vetë udhëhiqte një fushatë të ashpër kundër saj: i quante “vegla të pushtetit”, “pa gram patriotizëm”, “të kapur”.