Vetura që po e ndiqte policia shkakton aksident të tmerrshëm
Në hyrje të qytetit të Elbasanit, tre makina u përfshinë në një aksident masiv.
Teksa burime të pakonfirmuara shprehen se mund të bëhet fjalë për një atentat të mundshëm, Top Channel mëson se ndër pesë të plagosurit të dërguar në spital është edhe një polic.
Në njërën prej makinave me targa të huaja (e përfshirë në aksident) janë gjetur targa fallso.
Bëhet me dijeni se policia ka qenë në ndjekje të njërës prej makinave me targa të huaja.

