Vëlla e motër rrahen mes vete
Policia e Kosovës ka shoqëruar dy persona në stacion pasi ata ishin rrahur mes vete.
Sipas policisë bëhet fjalë për vëlla e motër, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor pas kësaj ngjarje.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Prizren 04.1.2022 – 17:53. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar (motër e vëlla) kosovar, pasi që janë rrahur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

