Vëllai ia vjedhë motrës arin, vlera 50 mijë euro
Policia ka arrestuar M.A. (31) nga një fshat në rajonin e Gostivarit, i cili dyshohet se gjatë dy muajve të kaluar, në disa raste, ka vjedhur stoli ari nga shtëpia e babait të tij, në një vlerë totale prej 50 deri 60 mijë euro.
Ari ishte në pronësi të motrës së tij dhe M.A. ua kishte shitur personave të tjerë, ndërsa vjedhja u raportua nga babai i tij, raporton tetova.sot.

