Vëllai raporton zhdukjen e motrës në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Lipjan.

Rasti është raportuar nga vëllai i saj.

Lipjan 30.10.2024 – 15:15. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se motra e tij, femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.