Vëllai sulmon motrën në Viti
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Viti, ku vëllai ka sulmuar motrën e tij.
I dyshuari është dërguar në spitalin e Gjilanit, në repartin e neuropsikiatrisë, ku kishte qenë edhe më herët, por para dy dite ishte larguar.
Viti 17.02.2023-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në spitalin e Gjilanit në repartin e neuropsikiatrisë pasi që i njëjti kishte qenë edhe më herët, por para dy dite ishte larguar, thuhet në njoftimin e policisë.


 
 
						 
						