Vëllezërit afganë e mbytin motrën vetëm pse bënte jetë perëndimore

Gjykata ka konfirmuar se dy vëllezërit e kishin copëtuar trupin e motrës, e cila ndryshe ishte nënë e dy fëmijëve, e më pas të njëjtën ditë trupin e saj e kanë futur në valixhe dhe e kanë dërguar me taksi deri në stacionin e trenit.

Në pamjet e kamerave të sigurisë që i kanë siguruar mediat gjermane, shihet sesi Sayed dhe Seyed futin çantën e zezë në tren në Berlin. Vëllezërit akuzohen se kanë udhëtuar me tren nga Bavaria para se të arrinin në afërsi të shtëpisë së Sayedit, ku trupin e motrës e varrosën.

Gjykatësit pretendojnë se burrat kanë dashur ta ndëshkojnë motrën e tyre për mënyrën “perëndimore të jetesës”, që nuk i përshtatej ideve të tyre të “moralit” dhe pasqyrën që ata kishin për gratë.

Dy vëllezërit janë në paraburgim nga 3 gushti dhe pritet të dënohen me burgim të përjetshëm nëse dënohen për vrasje të shkallës së parë. (foto arkiv)