Vëllezërit Bejta i dhurojnë Spitalit të Gjilanit perde, frigorifer e aparate aromatizuese

Vëllezërit Artan e Agron Bejta nga Malisheva i kanë dhuruar Spitalit të Gjilanit perde, aparate aromatizuese dhe një frigorifer.

Në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan, përveç investimeve të panifikuara nga buxheti për vitin 2022, ka pasur dhe ka investime edhe nga donatorët e jashtëm, ndihma në pajisje mjekësore dhe pajisje ndihmëse nga diaspora, gjithashtu edhe ndihma vullnetare nga qytetaret të cilët kanë marë shërbime në këtë spital

Rasti i fundit është ai i vëllezërve Artan e Agron Bejta nga Malisheva, të cilët me vetëiniciativë kanë siguruar perde, frigorifer dhe aparate aromatizuese për repartin e Kirurgjisë, aparat aromatizues për repartin e Urologjisë, perde dhe aparate aromatizues për repartin e Internës.

Menaxhmenti i Spitalit i ka falënderuar përzemërsisht të gjithë ata që me investimet e tyre kontribuojnë në ngritjen e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve./Mediafokus.info