“Vëllezërit Çoçaj” jep bukë për Ramazan
Si çdo vit, që tashmë është bërë traditë, furra “Vëllezërit Çoçaj” në Gjilan jep bukë për nevojtarët gjatë muajit Ramazan.
“Kushdo që njeh ndonjë familje që kanë nevojë për bukë e nuk i kanë kushtet, ju lutemi t’i njoftoni, që Furra “Vëllezërit Çoçaj” jep Bukë FALAS për familjet skamnore përgjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit, në mënyrë që sofra e askujt të mos mbetet thatë të paktën gjatë këtyre ditëve.
Zoti i shpërbleftë dhe ata që po i bashkangjiten nismës tonë dhe po kontribuojnë sadopak në aksionin tonë humanitar.
Gjithashtu ju njoftojmë që Furra “Vëllezërit Çoçaj” është e hapur deri në SYFYR.
Ju dëshirojmë agjërim sa më të lehtë”, thuhet në njoftim.

