Vëllezërit i hynë dajak njëri-tjetrit për pronë
Dy vëllezër nga Prizreni i kanë hyrë dajak njëri-tjetrit shkaku i një mosmarrëveshje rreth pronës.
“Prizren 04.07.2021 – 06:45. Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (vëllezër), pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, janë rrahur mes veti dhe si pasoj, kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë shoqëruar në polici. Me vendim të prokurorit, personat janë dërguar në ndalim policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

