Vëllezërit në Kamenicë rrahen për pronë

Dy vëllezër në Kamenicë janë arrestuar pasi ishin rrahur mes vete shkaku i një mosmarrëveshje të mëhershme pronësore. 

Kamenicë 17.09.2021-21:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër) pasi që të njëjtit, dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme pronësore ishin përfshirë në sulm fizik me njëri-tjetrit. Si pasojë, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në emergjencë në Gjilan. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet ne njoftimin e policisë. (foto arkiv).