Vëllezërit ngacmojnë dy vajza të mitura në Istog

Një person është arrestuar për ngacmim seksual të dy vajzave të mitura, derisa vëllai i tij gjendet në arrati.

Istog 09.09.2022 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se së bashku me vëllain e tij i cili gjendet në arrati, duke i mashtruar i kishin ngacmuar dhe tentuar ti fusin në veturë dy viktimat e mitura femra kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.