Vendet europiane më (dhe më pak) miqësore për të jetuar
Të gjithë e dimë se miqësia është një koncept mjaft i gjerë, ndaj kur flasim për “shtete miqësore” e kemi fjalën për ato raste kur fqinjët mund t’ju përshëndesin herë pas here, kamarierët mund t’ju buzëqeshin (por kjo nuk do të thotë se duan të jenë miq me ju).

Cili është shteti më miqësor i Europës?
Sipas 12,000 njerëzve që morën pjesë në sondazh, Portugalia renditet në krye të të gjitha vendeve europiane kur bëhet fjalë për miqësinë. Gadishulli Iberik u rendit gjithashtu lartë në kategorinë “Ndihesh si të jesh në shtëpi” duke u renditur i dyti.
Tre vende të tjera u shfaqën në top 20: Greqia në vendin e tetë, Irlanda në vendin e 16 dhe Spanja në vendin e 20.
Ndërkohë, në shkallë globale, Tajvani u rendit si vendi më miqësor nga të gjithë.

Po më pak miqësore?
Vendi me performancën më të keqe ishte Austria në vendin e 58, pasuar nga Danimarka, Suedia, Republika Çeke dhe Zvicra, transmeton anabel.
Kur bëhet fjalë për gjetjen e miqve, vendet nordike nuk shihen si shumë miqësore. Suedia Danimarka, Norvegjia dhe Zvicra renditen si më “të këqijat”, pasuar afër nga Austria dhe Gjermania.

