Norvegjia, Irlanda e Spanja do ta njohin Palestinën
Norvegjia, Irlanda dhe Spanja kanë njoftuar se do ta njohin shtetin palestinez. Të paktën 140 shtete të Kombeve të Bashkuara e njohin shtetin palestinez.
Por të tjera – përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar nuk e njohin zyrtarisht. Izraeli menjëherë ka paralajmëruar masa ndërsa ka tërhequr të dërguarit.

