Vendlindja nderon gjeneralin Reshat Maliqi – simbol i përkushtimit, sakrificës dhe guximit

Reshat Maliqi, ish-komandant i Policisë së Kosovës, është nderuar nga vendlindja e tij, Malisheva e Gjilanit, me rastin e pensionimit.

Është e pashmangshme të ndihesh i vogël përballë figurave të mëdha, të cilat me veprën e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë.

Gjeneral Reshat Maliqi nuk është thjesht një emër – ai është një simbol i përkushtimit, sakrificës dhe guximit në shërbim të sigurisë së vendit.

Kontributi i tij shkon përtej një mirënjohjeje të zakonshme – ai meriton nderim të përjetshëm.

Ata që e njohin nga afër kontributin e Gjeneralit në aspektin kombëtar, profesional dhe shkencor, deri më sot e kanë përmendur në katër libra të botuar nga autorë të ndryshëm.

Ne, banorët e fshatit Malishevë, do të mbetemi gjithmonë mirënjohës dhe krenarë për figurat tona të ndritura, të cilat e kanë ngritur emrin e vendlindjes me nder dhe dinjitet, ka shkruar Latif Maliqi, kryetar i këshillit të fshatit.