Vendoset: Fëmijët do të mbajnë mbiemrat e të dy prindërve

Mbiemrat e të dy prindërve do të jenë pjesë e emrave të fëmijëve në Itali.

Ky vendim historik i Gjykatës Kushtetuese shënon fundin e traditës, ku në mënyrë automatike të posalindurve u vihej mbiemri i babait, transmeton Albinfo.ch.

Sipas verdiktit të Gjykatës, kjo praktikë ishte diskriminuese dhe e dëmshme për identitetin e fëmijës.

“Fëmijëve duhet t’u jepen mbiemrat e të dy prindërve sipas radhës që ata vendosin, përveç nëse bien dakord që fëmijët e tyre të marrin vetëm njërin prej tyre”, shtoi gjykata në një deklaratë.

Ministrja e Familjes, Elena Bonetti, siç raporton The Guardian, tha se qeveria do të mbështesë plotësisht Parlamentin në këtë proces.

‘Prindërit duhet të marrin përgjegjësi të barabartë për rritjen e një fëmije’ tha ajo.

Ligji i ri pritet të miratohet nga Parlamenti.