Vërshimet e bëjnë copë-copë asfaltin në Malishevë (FOTO)

Vërshimet e ujit nga reshjet e fundit të shiut e kanë bërë copë-copë asfaltin në Malishevë, shkruan Mediafokus.info

Rruga që lidh fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës, është dëmtuar e tëra.

Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Malishevës me anë të një njoftimi, ku thuhet se si pasojë e reshjeve të shiut kjo rrugë është këputur dhe asfalti është larguar në tërësi.

“Rruga është këputur dhe asfalti është larguar në tërësi. Luten të gjithë ata që mendojnë të kalojnë nëpër atë rrugë, të mos udhëtojnë në atë pjesë, por të shfrytëzojnë rrugët tjera”, thuhet në njoftim.