Ky kurs, një nga më sfiduesit në ushtrinë amerikane, është i njohur për standardet e larta dhe sfidat ekstreme fizike, mendore e emocionale që u vendos pjesëmarrësve.

Trajnimi zhvillohet në tri faza intensive: Darby, Mountain dhe Swamp, ku ushtarakët përballen me terrene të vështira, mungesë gjumi dhe mbështetje minimale logjistike — me qëllim zhvillimin e qëndrueshmërisë dhe aftësive të lidershipit nën presion.

Nga 148 pjesëmarrës që përfunduan me sukses këtë cikël, vetëm 3 ishin gra — përfshirë edhe Nëntogeren Ibrahimi, e cila tani konsiderohet e aftë për të udhëhequr operacione komplekse në çdo klimë, terren apo situatë luftarake.