Vet-aksident i rëndë në Llabjan, lëndohen 3 persona (FOTO)
Një vet-aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Llabjan, raporton Mediafokus.info.
Në këtë vet-aksident kanë pësuar lëndime tre persona, ka konfirmuar për Mediafokus.info zëdhënësi i Policisë për regjionin e Gjilanit, toger Ismet Hashani.
“Ju konfirmoj se ka ndodhur një vet-aksident në fshatin Llabjan, ku tre persona janë lënduar, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetë. Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal, janë në vendin e ngjarjes duke i hetuar rrethanat e aksidentit”, ka thënë Hashani për Mediafokus.info.


